nga-konferenca-per-shtyp-e-uefa-s-120 shtator, 2016 – So u mbajt një konferencë për media, në të cilën nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka falënderuar anëtarin e Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-s z. Vladimir Sajn, për këtë vizitë dhe për mbështetjen që po i japin FFK-së veçmas gjyqtarëve të futbollit të Kosovës. Ndërkaq, z. Sajn ka thënë se ndjehet mirë që UEFA do të ndihmojë gjyqtarët e Kosovës, në këto momente me 15 kufje për  gjyqtarët  si  mjete që ndihmojnë gjyqtarët për të kryer punën në mënyrë profesionale. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gjyqtarët edhe në të ardhmen jo vetëm me mjete por edhe me seminare të ndryshme.
Në emër të Komisionit të Gjyqtarëve i ka falënderuar z. Përparim Hasani, duke thënë se kjo mbështeje është një nxitje edhë më madhe për neve që të punojmë edhe më shumë dhe më mirë për të ngritur cilësinë e futbollit dhe të ndarjes së drejtësisë.