ffk-uefatakim
20 shtator, 2016 – Sot kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri bashkë me nënkryetarin Agim Ademi, u takuan me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve, Christopher Wild, Vladimir Sajn dhe Alan Snoddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra legjore për çështje sportive në UEFA. Në takim ishin edhe kryetari i Komsionit të gjyqtarëve Përpraim Hasani, sekretari i Komisionit Adem Çollakaj dhe zyrtari përgjegjës për marrëdhënie për çështje të gjyqtarëve Visar Kastrati.
Kryetari i FFK-së duke Fadil Vokrri duke u dëshiruar mirëseardhje theksoi: “Ju falënderoj për mbështetje dhe ne edhe pse si federatë e re e anëtarësuar, eksitojmë shumë gjatë, por natyrisht se kemi nevojë për mbështetjen tuaj  dhe besoj se do të na ndihmoni që sa më mirë e më lehtë ta kalojmë këtë tranzicion. Ju lutem ndjehuni si në shtëpinë tuaj”.
Nga delegacioni i UEFA-s, fjalën e mori Christopher Wilal, i cili duke falënderuar për mikpritje tha se këtu jemi për çështje të gjyqtarëve dhe të marrim sa më shumë informata për gjendjen e gjyqtarëve dhe kur të kemi një pasqyrë reale do të fillojmë punën dhe mbështejen tonë dhe ju do të jeni pjesë e Konventës së gjyqtarëve. Për këtë kemi këtu edhe dy ekspertë të gjyqtarëve z. Alan Suoddy anëtar i Konventës dhe Vlado Shajin anëtar i Komitetit të Gjyqtarëve. Ndërsa, z. Jacques Bondallaz tha se vërtet po ndihem si në shtëpinë time sepse kam previlegje dhe jam i gëzuar për dy arsye, jam edhe njeriu që kam qenë përgjegjës për aplikacionin tuaj dhe mund t’iu them se e kishim shumë të vështirë sidomos në Budapest, por ne i kaluam këto sfida dhe unë uroj që të keni shumë suksese.
ffk-uefatakimgjyqtaret