fotot-00120 shtator, 2016 – Sot u mbajt Kuvendi i rregullt i punës i  FFK-së, punimet e të cilit i drejtoi kryetari, z. Fadil Vokrri. Meqenëse, sot në FFK po qëndron një delegacioni i UEFA-s Kuvendin e ka përshendetur shefi për çështje sportive i Departamentit ligjor të  UEFA-s z. Jacques Bondallaz, i cili tha se ndjehet i priveligjuar se po përshendet kuvendin historik të FFK-së pasi është i pari pas pranimit në UEFA dhe FIFA. E kemi pasur mjaft vështirë në Budapest, por në fund u mor një vendim demokratik në të mirë të futbollit të Kosovës. Nga libri që mora këtu pashë shumë gjëra që për mua është e paimagjinueshme periudhën e vëshitirë që keni kaluar. Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë FFK-në dhe futbollin e Kosovës në të gjitha aspektet. Ajo që duhet të theksoj është se tashmë dy nenet e statutit të FFK-së që flasnin për synimin e FFK-së për anëtarësim në UEFA dhe FIFA duhet  të hiqen sepse ju tashmë e keni arritur këtë. Ju urojë shumë suksese.
Duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri në ekspozeun e tij për punën e KE dhe të tij tha: “ KE i FFK-së po e mbyllë një hark kohor njëvjeçar mjaft të mirë ku kemi shënuar rezultate të prekshme e intersante. Në këtë periudhë kemi arritur shumë rezultate e suksese kulminante si pranimi në UEFA më 3 maj dhe ai në FIFA më 13 maj, si rezultat i punës me përkushtim i shumë brezave. Kjo ka bërë që gjithë opinioni në botë të dijë për Kosovën dhe futbollin e Kosovës. Kjo ka rezultuar edhe me pjesëmarrjen e Kosovës në elimintaroret për Kampionatin botëror ‘Rusia 2018’.  Pas pranimit kemi përfituar shumë projekte nga UEFA. FFK-ja po përgatitet me përkushtim që të jetë e gatshme për pjesëmarrje me të gjitha grupmoshat dhe në të dyja konkurrencat në kampionatet evropiane dhe botërore. FFK-ja do të punojë edhe në përsosjen profesionale të trajnerëve dhe gjyqtarëve përmes seminareve dhe shkollimin e tyre. Do të punohet shumë edhe në përmirësimin e infastrukturës. FFK-ja tashmë ka edhe sponzorët e vet si Vala Telekomin e Kosovës, Air Prishtina, TEB Bank. Hotel Emerald, Raiffesien Bank dhe Digitalb. FFK-ja do të bashkëpunojë edhe me media sikur edhe deri tash për krijim të kushteve me transparencë të plotë.
Delegatët e pranishëm shqyrtuan dhe miratuan Raportin e KE të FFK-së, Raportin e garave të Kampionatit 2015/2016, Raportin financiar. Kuvendarët morën vendim edhe për pranimin e anëtarëve të rinj dhe shqyrtuan ankesat dhe parashtresat drejtuar kuvendit.
foto-7foto-8