ffk-llogofinKomisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur më datën  20.09.2016 , lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 5-të për Kampionatin 2016/2017 , administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në Futboll (Kategoria e Seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto
 
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 5-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme të Buletinit)
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 5-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kane pasur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjen KF Drenica – KF Feronikeli dhe  duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime të inicioi procedurë tek Komisioni Disiplinor.
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së  si dhe mjeteve të informacionit, tek Komisioni Disiplinor ka gjetur prova për:
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE:
 
1.Ndaj   KF “Drenica” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku pati fyerje dhe sharje nga një grup i shikuesve i ekipit vendas në drejtim të KF Feronikeli, si dhe hyrja e paautorizuar para hyrjes së dhomës së zyrtarëve të ndeshjes dhe kërcënim, tentim sulmi i z.Haxhi Bejta së bashku me djalin e tij (lojtarin e Drenicës, Azem Bejta) si dhe kërcënimi i dy shikuesve nga tribunat në këtë drejtim për ta sulmuar lojtarin  e KF Feronikeli, Blerand Kurtishaj, në minutën e 40-të, kur loja ishte e ndalur) sipas raportit të zyrtarëve të FFK-së dhe konform nenit 89 paragrafi 6 i rregullores disiplinore dhe  incizimeve televizive.
 
2.Ndaj lojtarit të KF “Drenica” Azem Bejta me nr lic 16 dhe nr lib 8554 karton i kuq (motivi-kapje për fyti  kërcënim dhe tentim sulmi ndaj lojtarit të KF Feronikeli, Blerand Kurtishaj) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes si dhe incizimeve televizive.
 
3.Ndaj lojtarit të KF “Feronikeli” Blerand Kurtishaj me nr lic 10 dhe nr lib 8379 karton i kuq (motivi- reagim në vetëmbrojtje si mos veprues) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.03  dt.20.09.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti