ffk-llogofinAKREDITIMI I MEDIAVE
NDESHJA KOSOVË – KROACI, 6 tetor, Loro Borici, Shkodër, Shqipëri
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se sot, 21 shtator 2016, fillon procesi i akreditimit për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, që do të zhvillohet më 6 tetor, në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, Shqipëri. Akreditimi do të jetë i hapur deri më 30 shtator 2016.
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e mëposhtëm dhe dërgojeni atë të plotësuar në adresën e emailit press@ffk-kosova.com. Ju do të pranoni konfirmimin përmes emailit se Federata e ka marrë kërkesën tuaj dhe se ajo do të shqyrtohet.
 
Shkarko Formularin
Ju lusim që të ofroni të gjitha informacionet e kërkuara, përndryshe kërkesa juaj nuk do të merret parasysh.
Më 1 tetor do t’iu njoftojmë përmes emailit nëse kërkesa juaj është pranuar ose refuzuar.
Ju lutemi të respektoni afatin e caktuar. Aplikimi do të mbyllet më 30 shtator, ora 16:00, dhe aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Nëse keni pyetje shtesë, na kontaktoni lirisht në press@ffk-kosova.com.
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës