ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date  23.09.2016 ( ditë e premtë ora 12,00 ) shqyrtoi  procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  dhe përë të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , conform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore sjelli këto;
 
 
V  E  N  D  I  M  E
 
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së V-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet plotësuese ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  VEREJTJE  E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
AZEM  BEJTA ; lojtar i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj, me numër të librezës sportive  8554 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  16, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq  ( kapje për fyte e lojtarit kundërshtar ; Blerand Kurtishajn ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – FERONIKELI  e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet plotësuese dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
BLERAND  KURTISHAJ ; lojtar I klubit të futbollit “ FERONEKELI “ nga Drenasi me numër të librezës sportive 8379 dhe licencuar në  Federatën e Futbollit Të Kosovës me numër 10, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq  ( reagim në mbrojtje si mos vepruas ) në ndeshjen e javës së  – V-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga  ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë  ankese    drejtuar komisionit të shkallës së  dytë – komisionit për ankesa  në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës   rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.,
 
Prishtinë, datë 23.09.2016                                                                                     Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI  d.v.