ffk-llogofinKomisioni i Garave i Ligës së Parë në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  27.09.2016 , lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 5-të për Kampionatin 2016/2017 , administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll (Kategoria e Seniorëve),andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto
 
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndehshjet e javës së 5-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 5-të të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, komisioni ka konstatur se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për rastet e izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjet (KF Istogu – KF Dukagjini dhe KF KEK-u – KF 2 Korriku), duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka patur lëshime të inicoi procedurë tek Komisioni Disiplinor
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inçizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit  tek Komisioni ka gjetur prova për:
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE:
 
1.Ndaj  KF “KEK-u” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes, ku pas përfundimit të ndeshjes ka pas fyerje dhe rrezik sulmi nga disa persona për shkak të mos veprimit të përgjegjësit për siguri) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj lojtarit të KF “Ballkani”, Ilir Morina me nr lc 6 dhe nr lib 4306 për ndëhkim për karton të kuq (motivi- kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Ballakni – KF Vitia, e zhvilluar në Suharekë me datë 24.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj lojtarit të KF “Vitia” Liridon Pajaziti me nr lic 27 dhe nr lib 10749 për ndeshkim me karton të kuq (motivi – kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Ballkani – KF Vitia, e zhvilluar në Suharekë me datë 24.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
4.Ndaj KF “Istogu” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes, duke lejuar hyrjen brenda rrethojave të fushës personave të pakontrolluar  (të pa autorizuar) në hyrjen e teshatoreve të personit Flamur Arifi, i cili e ka provukuar dhe e ka nxitur situatën me veprimet dhe sjelljet e tija dhe ka krijuar tensionim dhe krijohet tollovi dhe ndalet loja për 27 min) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj KF “Dukagjini” (motivi – bashkëpjesmarrës në lëshime ku shikuesit e KF Dukagjinit  kanë bërë kalimin e rrethojes dhe janë drejtuar në drejtim të hapsirës në teshatore ku vjen deri te tollovia, e cila ka zgjatur 27 min, ku është zbrazur edhe tribinuna e shikuesve mysafir) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
6.Ndaj trajnerit të KF “Dukagjini“, Severin Elezaj me nr lib 0734 (motivi – sulm në personin i ashtuquajtur gazetar, Flamur Arifaj) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes, i cili është edhe shkaktari dhe nxitsi kryesor i tensionimit të ndeshjes.
7.Ndaj trajnerit të portierëve, Sami Gashi (motivi – bashkëpjesmarrës në krijimin e tollovisë dhe njëri nga shkaktarët e ndaljes së lojës për 27 min) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
8.Ndaj lojtarit të KF “Istogu”, Ardian Dervishaj (Kapiten) me nr lic 4 dhe nr lib 6014 karton i kuq (motivi – bashkëpjesëmarrës në krijimin  e rrëmujës dhe ndaljes së lojës për 27 min) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.04  dt.27.09.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
 
Kryetari i Komisionit të Garave i Garave
Ismet Ahmeti