finlanda-kosova428 shtator, 2016 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Kroaci, e cila do të zhvillohet më 6 tetor 2016 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, dalin në shitje nga data 29 shtator 2016.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë:
Tribunat E/C = 7 Euro
Tribunat D1/D4 = 15 Euro
Tribuna D3 = 20 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 130 Euro
 
Për të gjitha biletat do të lëshohet kupon fiskal. Biletat mund të blihen në pikat e mëposhtme të Money Gram-it në qytetet e Kosovës.
 

  1. Abi Plus – Prizren
  2. Abi – Prizren
  3. InterTel – Prizren
  4. Albi Net – Kijevë
  5. Aral Petrol – Shtime
  6. AsCom – Suharekë
  7. London – Suharekë
  8. ComNet – Viti
  9. Euro Linda – Ferizaj
  10. Meka – Dragash
  11. Mija – Prishtinë
  12. Market Rina – Gurakoc
  13. Market Rina – Zallq
  14. Try Tours – Pejë
  15. Zuqaku – Vushtrri

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit “Loro Boriçi” është i kompjuterizuar. Udhëzohen të gjithë të interesuarit që të blejnë bileta vetëm në pikat e lartpërmendura të Money Gram-it.