Beachsoccer1 tetor, 2016 – Sot në ambientet e pishinës së Gërmisë, në Prishtinë u zhvillua ndeshja miqësore në “beach soccer” ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ndeshje kjo që u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe DFB si dhe pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim. Ndeshja u zhvillua në praninë e krerëve të të dyja federatave si dhe një numri të konsiderueshëm të shikuesve. Të dyja ekipet shfaqen futboll në rërë mjaft cilësor, sidomos Kosova që mbizotëroi gjatë gjithë takimit ( 3x 12 minuta). Në fund ndeshja u përmbyllë miqësisht baras 3:3, ndonëse gjatë tërë takimit Kosova ishte në epërsi.
 
Kosova – Gjermania 3:3 (1:0, 3:1, 3:3)
Gjyqtarë: B. Beqiri e B. Ismajli.
Shënues: A. Ramadani (6 e 18) B. Kelmendi (21) për Kosovën – E. Paçarizi (27 ag), Muller (27) e O. Romtig (32) për Gjermaninë.
Kosova: N. Krasniqi, A. Ramdani, B. Hamiti, D. Paçarizi, D. Qorri, T. Sadiku, B. Kelmendi, Sh. Ibrahimi, H. Ahmeti e V. Talla.
Trajnerë: H. Morina e H. Sogojeva.
Gjermania: T. Muller, Luth, Biemrman, Keppinho, Beqir, Manch, Kinsder, P. Muller Romtig.
Beachsoccer1
BeachsoccerBeachsoccerfoto-9foto-3foto-6