foto-24 tetor, 2016 – Sot Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes kundër Kroacisë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Sikur dje edhe sot të pranishëm ishin qindra shikues dhe shumë media sidomos ato ndërkombëtare. Atmosfera në përfaqësuese është jashtëzakonisht e mirë dhe sipas fjalëve të përzgjedhësit Albert Bunjaki po punohet me zell e përkushtim për këto dy ndeshje. “Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe nesër dhe do të kemi stërvitje në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriqi” dhe 15 minutat e parë do të jenë të hapura e më pastaj do të punojmë lirshëm pa praninë e mediave. Djemtë janë të përgatitur maksimalisht për ndeshje”, ka theksuar Bunajki. Po ashtu edhe ekipi mjekësor i përfaqësues theksojnë se gjendja shëndetësore e futbollistëve tash për tash është e mirë.
Ndërkaq, nënkryetari i FFK-së z. Bekim Haxhiu, i cili ishte i pranishëm gjatë stërvitjeve tha se ekipi përfaqësues pas kësaj stërvitje në orën 14.00 do të udhëtojë për në Shkodër ku do të akomodohet dhe do të përgatitet gjatë ditë së nesërme.
foto-6-2 foto-8-1 foto-9-1 foto-10-2 foto-5-3 foto-10-3
foto-3-2
foto-12 foto-13 foto-11