konferenca para ndeshjes kosove-kroaci5 tetor, 2016 – Sot pasdite para  ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, u mbajt stërvitja e fundit dhe pas seancës stërvitore u mbajt edhe konferenca për gazetarë e Përfaqësueses së Kosovës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Atmosfera në ekipin tonë është jashtëzakonisht e mirë dhe entuziaste. Ndërkaq, në konferencën për shtyp përzgjedhësi Albert Bunjaki theksoi se do të jetë një ndeshje e mirë dhe interesante. “Jemi maksimalisht të përgatitur dhe qëndrojmë mirë në çdo aspekt. E dimë se edhe përkrahja e tifozëve do të jetë e madhe”, ka thënë Bunjaki. Ndërsa, kapiteni i Përfaqësueses Samir Ujkani i pyetur se çka pret nga kjo ndeshje ka thënë se jemi përgatitur mirë dhe do të jetë një  ndeshje e mirë dhe adhuruesit që do të jenë të pranishëm ne stadium do të jenë një mbështetje e madhe dhe unë besoj në një rezultat të mirë. Optimist për një rezultat pozitiv është shprehur edhe Hekuran Kryeziu duke thënë se përzgjedhësi do të dijë mirë ta komponojë ekipin.
Konferencë albert bunjaki
fs-1 fs-2