kosova-kroacia-himnet6 tetor, 2016 – Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje kundër Kroacisë në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit I për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, me rezultat 0:6.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, i cili ishte i mbushur përplotë me shikues. “Dardanët” krijuan një atmosferë madhështore, por as kjo nuk i ndihmojë djemtë tanë që t’i bëjnë ballë një superfuqie të futbollit evropian siç është Kroacia.
Kroatët kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të kur shënoi Mario Mandzukic. I njëjti futbollist realizoi edhe dy gola tjerë në pjesën e parë në minutat 24 dhe 35. Ndërkohë në pjesën e dytë Kosova në fillim krijoi disa gjysmëraste, por pikërisht në periudhën e lojës së saj të mirë pësoi një gol tjetër, kur shënoi Matej Mitrovic nga afërsia (68′). Ndërkohë, në minutën e 83-të Ivan Perisic shënoi edhe golin e pestë, derisa serinë e golave e mbylli Kalinic në sekondat e fundit të ndeshjes.
 
Deklaruan pas ndeshjes:
 
Albert Bunjaki: Ishte një ndeshje e fortë. Kroacia është një skuadër e mirë e fortë dhe te penalizon edhe nga pozita të ndryshme. Na mbetet të analizojmë e të shohim ku duhet të përmirësojmë gjërat. Ne kemi një ekip të ri që shumë premton dhe duhet të kemi durim. Unë kam thënë disa  herë se ky ekip mund të kualifikohet për Evropianin 2020 dhe për këtë jam i bindur.

Ante Çaçiq: Ne erdhem këtu për të kryer detyrat dhe morëm tri pikë. Nuk kemi besuar se do të fitojmë kaq lehtë, por përmbushem obligimet mirë. Kosova ka një ekip të mirë të ri dhe në formim e që unë besoj se ka një të ardhme të mirë.

foto-17
foto-18foto-ffkkosova-1ekipifanellatebardhakroatetatmosfera-1atmosfera-2atmosfera-3foto-1kosova-kroacia1kosova-kroaciafoto-5foto-5genti-7foto-9foto-10foto-14foto-15