k-36 tetor, 2016 – Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, me bashkëpunëtorë mbrëmë ka shtruar darkë të veçantë për homologun e tij nga Federata e Futbollit e Kroacisë, Davor Shuker dhe bashkëpunëtorët e tij. Të pranishëm në këtë darkë krahas dy legjendave të futbollit, që tash i prijnë federatave respektive të dy shteteve ishin të pranishëm edhe zyrtarë të UEFA-s si dhe përfaqësues diplomatik të të dyja shteteve. Gjatë kësaj darke Vokrri dhe Shuker kanë shkëmbyer edhe dhurata, duke uruar që ndeshja e sotme të jetë një spektakël i futbollit.
k-4 k-2 k
vokrri-shuker2 bekimhaxhiu-shuker darkamekroatet darkamekroatet1