foto-28 tetor, 2016 –  Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki sot mbajti konferencë për shtyp para ndeshjes me Ukrainën, që zhvillohet nesër në orën 18:00 në Krakovë të Polonisë. Përzgjedhësi Bunjaki para mediave u shpreh:  “Vijmë pas një ndeshje të vështirë të cilën e humbëm. E dimë që Ukraina është një skuadër e fortë. Rezultati nuk është pasqyrë e lojës me Kroacinë, pasi edhe ne patëm rastet tona. Sidoqoftë do të mundohemi të përmirësohemi, do të shohim aty ka nevojë të bëjmë ndërrimet e duhura. Përzgjedhësi Bunjaki tha se Ukraina ishte e fortë jo vetëm pas ardhjes së Shevçenkos.  Pas një rezultati të mirë me Finlandën pas një muaji u takuam me një ekip të fortë, ndoshta në 20 më të mirët siç është Kroacia dhe është e dukshme që kemi nevojë për përmirësime. Unë pres që në Kampionatin evropian 2020 të jemi befasia e kampionatit. Kemi nevojë për përvojë dhe ky grup do të arrijë këtë”.
Në konferencë ishte edhe sulmuesi Albert Bunjaku, i cili tha se pas një ndeshje të keqe kemi mundësi të përmirësojmë gjërat. “Bashkë me përzgjedhësin kemi analizuar gabimet në mënyrë që t’i përmirësojmë. Do të mundohemi të ruajmë rezultatin  baras dhe të sulmojmë me kundërsulme që eventualisht të shënojmë për një rezultat të favorshëm”, ka theksuar Bunjaku. Në pyetjen se si është e mundur që me Finlandën lujatën baras e me Kroacinë humbën 6:0, futbollisti theksoi se Kroacia është më e mirë shumë se Finlanda dhe se në atë ndeshje nuk kemi bërë gabime.