fer-diaspo10 tetor, 2016 – Në bazë të marrëveshjes ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit Shqiptarë në Gjermani, ashtu sikurse çdo vit tjetër edhe sivjet do të zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë. Kësaj radhe do të ballafaqohen Prishtina, si fituese e Kupës së Kosovës dhe SC Drita Kosova Kornwesttheim nga Gjermania, që është fituese e Kupës së Diasporës. Ndeshja do të zhvillohet më 20 tetor, në orën 14:00, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.