vizitetebaliqi18 tetor, 2016 – Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, Përparim Hasani, vizituan sot gjyqtarin Erduan Baliqi, i cili mori lëndime nga një person i papërgjegjshëm në ndeshjen Llapi-Feronikeli. Me këtë rast nënkryetari Ademi dhe kryetari i Komisionit, Hasani, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejt dhe kthim në fushën e gjelbër, premtuan më shumë kujdes dhe siguri për gjyqtarë dhe do të kërkojnë nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore ndaj këtyre personave që po i qesin hije të keqe futbollit të Kosovës. Ndërkaq, organet e FFK-së do të  kërkojnë nga klubet si organizatore të ndeshjeve të shtojnë masat organizative dhe ato të sigurisë në ndeshje sepse kjo dëmton edhe vet klubet.