ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 9-të KF Llapi – KF Feronikeli, është ndërprerë në minutën e 56-të për shkak të sulmit në asistentin e parë dhe konform nenit 56 te Propozicioneve të Garave dhe nenit 68-të të Rregullores së Garave, nxjerr këtë:
 
V E N D I M
1.Ndeshja e zhvilluar në Merdar ndërmjet KF Llapi – KF Feronikeli, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3:0 në të mirë të KF “Feronikelit”.

Arsyetim

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Llapi – KF Feronikeli, e vlefshme për javën e 9-të Vala Superligës pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në min e 65-të si pasojë e sulmit dhe goditjes me guri të asistentit të parë, andaj duke u bazuar konform nenit 49 paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave ndeshjen e ndërprerë e regjistron me rezultat 3:0 për KF Feronikelin. Konform nenit 57-te paragrafi 3 KF Llapi, si shkaktar i ndërprerjes së ndeshjes i nënshtrohet edhe masave ndëshkuese diciplinore të parapara me rregulloren disiplinore
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi .
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 18.10.2016.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI