logo ffk 250x250Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.10.2016 – ditë e mërkurë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e nisuara nga ana e Komisionit të Garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 15-16.10.2016 ,dhe për të njejtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve dhe materialin shtesë – plotësues, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të VALA SUPERLIGES, për lëshime në organizimin e ndeshjes (goditje e asistentit të parë me një objekt të fortë nga ana e një spektatori prej nga asistenti merr lëndim të rëndë dhe i pamundësohet vazhdimi për kryerjen e dëtyrës ku si pasojë e këtij ekcesi erdhi deri të ndërprerja e ndeshjes. Rastin Komisioni i Garave e kualifikoi si incident të rëndë ) së javës së IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin e Merdares në Podujevë. Në mungesë të raporteve shtesë i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
deri në kompletimin e lëndës dhe sjelljen e vendimit përfundimtar të komisionit. Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtaret e Klubit të Futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva, lidhur me rastin, afati datë 21.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
 
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( fyerje dhe sharje në kor nga ana e simpatizuesve të klubit nikoqir “ Plisat “ drejtuar asistentit të dytë si dhe hudhje e flakadanëve dhe shisheve në fushë dhe jashtë saj, ku edhe goditet në kokë me një guralec asistenti i dytë Fatlum Berisha ) së javës së IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot me date 16.10.2016 ( raportet e zyrtarëve të takimit) Në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese nga ky takim i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës dhe sjelljes së vendimit përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklaratat dhe raporti shtesë nga zyrtaret e Klubit të Futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina, lidhur me rastin, afati date 21.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
 
KF “ LIRIA “ nga Prizrenib në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hudhje e gjasendeve në fushë dhe drejtim të pankines mysafire) së javës së IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me date 15.10.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës dhe sjelljes së vendimit përfundimtar nga ana e Komisionit Disiplinor. Kërkohet raporti dhe deklaratat shtesë nga ana e zyrtarëve të Klubit të Klubit të Futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni, lidhur me rastin. Afati date 21.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
 
MITHAT MAHMUTI ; përsoni për siguri nga klubi i Futbollit “ Liria “ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për moskryerje të dëtyrave dhe obligimeve të përsonit për siguri lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës të përshkruara në Propozicvionet e Garave në ndeshjen e javës së IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me datë 15.10.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjes), në munges të deklarates vetanake;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha dëtyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga përsoni për siguri nga ajo ndeshje z Mithat Mahmuti, afati datë 21.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
 
ERGON HYSENI; lojtar i klubit të Futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 23/Fe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje në drejtim të gjyqtarit kryesor, pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll pë kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me date 15.10.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe materiali shtesë)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
EGZON SHABANI ; lojtar i klubit të Futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezes sportive 6652 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive dhe reagim të pakontrolluar – shtyrje dhe rënja e gjyqtarit kryesor Tefik Maloku për toke pas akordimit të penaltisë) në ndeshjen e javës së IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me date 15.10.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive) në mungesӕ të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojari i pezulluar Egzon Shabani, afati datë 21.10.2016 (Rregullorja disiplinore neni 31)
 
ISA EMINHAZIRI ; lojtar i klubit të Futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1/2122 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive gjatë dhe pas përfundimit të takimit (fyerje, sharje gjyqtarit kryesor , njëherit shkaktari kryesor dhe katalizator i krijimit të situatave tensionuese dhe acarimit të situates në terren dhe pas përfundimit të takimit në koridoret e zhveshtoreve) në ndeshjen e javës së IX-të VALASUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me date 15.10,.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive )në mungesë të deklarates plotesuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Kosmisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Isa Eminhaziri, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 19.10.2016 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, date 19.10.2016
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.