fifarenditja120 tetor, 2016 – Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, e ka publikuar sot renditjen zyrtare për muajin tetor. Përfaqësuesja e Kosovës përkundër dy humbjeve të pësuara gjatë këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, kundër Kroacisë dhe Ukrainës, ka shënuar ngritje në renditje. Kosova tani është në pozitën e 164-t, duke përparuar për katër vende në krahasim me renditjen e muajit të kaluar. Ky njëherësh është pozicioni më i mirë i Kosovës që kur u përfshi në renditjen zyrtare të FIFA-s. Ndërkohë, renditjen edhe më tutje e kryeson Argjentina, derisa pasojnë Gjermania e Brazili.