Feniksi21 tetor, 2016 – Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futsall, Feniksi, ka mësuar kundërshtarët për fazën “Elite Round” në “UEFA Futsal Cup”. Skuadra nga Drenasi do të bëjë pjesë në Grupin A, ku janë edhe skuadra kampione e dyfishtë e kësaj gare (2013 dhe 2015) Kairat Almaty nga Kazakistani, Nikars Riga nga Letonia dhe Real Rieti nga Italia. Pa dyshim se ky grup është shumë i vështirë, por Feniksi ka dëshmuar se është i denjë për t’u përballur edhe me skuadra të nivelit elitar të Evropës. Do theksuar se fituesi i grupit e siguron kualifikimin në fazën finale. Ndeshjet e fazës së këtij grupi do të zhvillohen prej 22 deri më 27 nëntor në Kazakistan.