ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.10.2016 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 10-të të zhvilluara me datë 22-23.10.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto;
 
V  E  N  D  I  M  E
 
BESNIK RABUSHAJ ; lojtar i Klubit të Futbollit  “ DEQANI “ nga Deqani  me numër të librezes sportive  9111 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1,në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (sulm në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  – X-të  të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEQANI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në  Deqan me datë 22.10.2016  ( Raportet e zyrtarëve të takimit dhe dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Besnik Rabushaj )
DENOHET
Me ndalesë loje përë 4 (katër)   ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ARLIND  HASANI ; lojtar i Klubit të Futbollit  “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të librezes sportive  10360 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar  ) në ndeshjen e javës  së  X-të të` Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEQANI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Deqan me date 22.10.2016 ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje përë 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
FESTIM  ADEMI ; lojtar i Klubit të Futbollit VLLAZNIA nga Pozharani me numër të librezës sportive 2393 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje me lojtarin kundërshtar)  në ndeshjen e javës së X-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar më date 23.10.2016 në Pozharan ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për  3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
BESFORT  KRASNIQI ; lojtar i Klubit të Futbollit KOSOVA nga Prishtina me numër të librezes sportive  690 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje me lojtarin kundërshtar )  në ndeshjen e javës së – X-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në stadiumin e Pozharanit me date 23.10.2016 ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësues e e lojtarit të  përjashtuar ; Besfort Krasniqi )
DENOHET
Me ndalesë loje për  3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
SENAD  ALIRIFA ; kryetrajner i KLubit të Futbollit “RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër të licences 0733, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive  ( ofendime, sharje dhe tentim sulmi ndaj treshes së gjyqtarëve pas përfundimit të takimit, ku pas intervenimit të policies  nuk erdhi deri të më e keqja ) në ndeshjen e javës së  X-të të Ligës së Parë të Kosovës  në Futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahavec ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së  trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lendës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e kryetrajnerit të pëzulluar, afati datë  27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
KF “ FUSHE  KOSOVA “ nga Fushë Kosova  në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave , për lëshime  në organizim ( minuta 37 tentimi I një spektatori për tu future në fushë, rast I cili u përserit edhe pas përfundimit të takimit nga një grup spektatoresh të cilët tentuan për tu future në fushë për të sulmuar gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së  X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHE  KOSOVA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE E FUNDIT , në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 1.
 
ARBEN  JAKUPI  – ndihmëstrajner në klubin e Futbollit  “ FUSHE  KOSOVA “ nga Fushë Kosova , me numër të licencës 219 , në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të garave  për sjellje josportive (fyerje dhe sharje  drejtuar referit krzesor pas akordimit te penaltiesë) në ndeshjen e javës së  X-të të Ligës së Parë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ë FUSHE  KOSOVA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qztetit në Fushë Kosovë (raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës plotësuese
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyres së trajnerit  dhe  funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lendës- provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ). Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit të pezulluar afati date 27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
KF “ BESA “ nga Peja në procedurë të inicuar nga ana e Komisiuonit të garave , për manifestim të sjelljeve  josportive të grupit  “ Shqiponja “  ( simpatizuesit e  Besës së Pejës )- hudhje e mjeteve piroteknike gjatë zhvillmit të ndeshjes së javës së  X-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA  89 – BESA e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë me date 23.10.2016 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave  (vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor) .Kërkohet raporti plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja,lidhur me rastin, afati date 27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në  procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizim të ndeshjes ( hudhje e fishekzjarrëve në fushë ) e javës së – X-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  PRISHTINA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ).Kërkohet  raport raport plotësues nga klubi I futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina, lidhur me rastin., afati date 27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore  neni 31 )
 
KF “ DRENICA “  nga Skënderaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave  për mosrespektim të nenit 18   të Propozicioneve të garave në ndeshjen e javës së – X-të të VALASUPERLIGES  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ë DRENICA – DRITA e zhvilluar me date 22.10.2013 në stadiumin e qztetit në Skënderaj  ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor  ) Kërkohet raport plotësues nga yzrtaret e klubit të futbollit { Drenica { nga Skënderaj lidhur me rastin. Afati date 27.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë, në afatin kohor prej  8 ( tetë) ditëve nga data e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  date 25.10.2016- gjegjësisht nga data e pranimit të vendimit.
Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar  nuk e  ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, date 25.10.2016                                                            Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI d.v.