ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala  Superligës në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 25.10.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 10-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në Futboll (Kategoria e Seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore ,në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet  e javes së 10-të të Vala Superligës së Kosoves në Futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 10-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatur se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje (Trepça’89 – Besa, Prishtina – Trepça dhe Drenica – Drita),  duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas  administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inçizimeve televizive  dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së  si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj  KF “Besa” (motivi-hedhje të mjeteve piroteknike në fushë nga ana e shikuesve të KF Besa (Shqiponjat) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Prishtina” (motivi-lëshim në organizim për shkak të hedhjes së fishekzjarreve në fushë në min 39 dhe 65, gjatë festimit të golave dhe në të dyja rastet ndeshja është ndërprerë shkurtë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj KF “Drenica” (motivi-edhe përkundër faktit se çdo gjë ka shkuar dhe përfunduar në rregull KF Drenica nuk mund t’i ik përgjegjësisë konformorm nenit 18 të Propozicioneve të Garave për organizimin e ndeshjes pa forcat e sigurisë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.08  dt.25.10.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
Komisioni i Garave i Ligës së Parë në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 25.10.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 10-të për Kampionatin 2016/2017 , administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll (Kategoria e Seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 10-të të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 10-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatur se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas  administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inçizimeve televizive  dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së  si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Fushë Kosova” (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes ku në minutën e 37-të në shikues ka tentuar të hyjë në fushë, kurse pas përfundimit të ndeshjes një grup tifozësh tentoj të hyjë në fushë me qëllim për të sulmuar referin kryesor) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Fushë Kosova”, Arben Jakupi me nr lic 219 (motivi-sharje dhe fyerje në drejtim të referit kryesor pas përfundimit të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj lojtarit-portierit të KF “Deçani”, Besnik Rabushaj me nr lic 1  dhe nr lib 9118 Karton i Kuq (motivi- pas përjashtimit të lojtarit kundërshtar A.Hasani e lëshoi pankinën dhe e sulmoi  në ndeshjen KF Deqani – KF Ulpiana, e zhvilluar me date 23.10.2016 në Deçan) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
4.Ndaj lojtarit të KF “Ulpiana”, Arlind Hasani me nr lic 5 dhe nr lib 10360 Karton i Kuq (motivi- fyerje dhe sharje në referin kryesor pas akordimit të penalltisë në favor të vendasve në ndeshjen KF Deçani – KF Ulpiana, e zhvilluar me datë 23.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj lojtarit të KF “Vllaznia P”, Festim Alidemi me nr lic 15 dhe nr lib 2393-15 Karton i Kuq (motivi-kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Vllaznia (P)- KF Kosova (P), e zhvilluar në Pozharan me datë 23.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
6.Ndaj lojtarit të KF “Kosova (P)”, Besfort Krasniqi me nr lic 2 dhe nr lib 690 Karton i Kuq (motivi- Kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Vllaznia (P) – KF Kosova (P), e zhvilluar në Pozharan me datë 23.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshes.
 
7.Ndaj kryetrajnerit të KF “Rahoveci”, Senad Alirifa me nr lic 0733 (motivi-fyerje sharje dhe tentim sulmi pas përfundimit të ndeshjes ndaj treshes së referve, ku pas intervenimit të policisë dhe vëzhguesit të ndeshjes nuk erdhi deri të më e keqja në ndeshjen KF Rahoveci – KF KEK-u e zhvilluar në Rahovec me datë 22.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.09  dt. 25.10..2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti