kosovaAfutsall28 tetor, 2016 – Më 1 dhe 2 nëntor Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Maqedonisë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit evropian 2018. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në orën 17:00.