foto-1-79 nëntor, 2016 – Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e parë stërvitore e ku për qëllim ishte simulimi i një ndeshje me Turqinë me komponentat që ka rivali, duke u përballur me stilin, mënyrën dhe taktikën e ekipit turk. Po ashtu u ushtrua edhe loja në mbrojtje dhe loja nga ndërprerja dhe në fund edhe stërvitja e gjuajtjeve të lira dhe nga 11-metërshi. Në radhët e ekipit përfaqësues po mbretëron një harmoni, zell e përkushtim për punë që jep shpresa për një rezultat premtues. Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë. Në këtë stërvitje pati një interesim të jashtëzakonshëm të mediave turke që ishin të pranishme gjatë seancës stërvitore dhe morën shumë deklarata e opinione nga ekipi përfaqësueses.
Stërvitja e radhës është nesër prej orës 16.00, ndërsa paradite do të jetë sërish analizë e lojërave. Pas përfundimit të stërvitjes disa  nga futbollistët deklaruan:
 
14-alban-meha-1Alban Meha 
Do të jetë një ndeshje e fortë ngjashëm me Kroacinë dhe Ukrainën. Turqia është një ekip i mirë dhe i fortë. Duhet të përpiqemi që ta mbajmë rezultatin baras. Shpresoj ta ruajmë qetësinë dhe të japim edhe gol.
 

11-herolind-shalaHerolind Shala

Pres një ndeshje të vështirë. Duhet ta përmirësojmë përformancën nga dy ndeshjet e kaluara, të përmirësojmë gabimet nga ndeshjet e kaluara. Të shënojmë dhe ta bëjmë një lojë të shkëqyeshme.
 
 
mergim-vojvdoaMërgim Vojvoda    
Së pari për mua është një nder dhe jam shumë i lumtur që do të përfaqësojë shtetin tim Kosovën. Besoj se do të luaj dhe pres që së paku të kthehemi me një pikë.
 

17-vedat-muriqiVedat Muriqi

Pres një ndeshje interesante. Do të jetë një ndeshje vëllazërore duke marrë për bazë marrëdhëniet e mira që ka Kosova e Turqia. Do të ketë shumë tifozë dhe do të bëhet një atmosferë e mirë e shpresoj në lojë të mirë por pavarësisht rezultatit do të fitojë vëllazëria.