konferencabunjakiujkanihoxhaantalia11 nëntor, 2016 – Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki dhe kapiteni Samir Ujkani, në konferencën për media, një ditë para përballjes me Turqinë, kanë shpalosur opinionet e tyre për këtë ndeshje. Përzgjedhësi Bunjaki edhe këtë herë theksoi se kemi një ekip të ri, por premtues. “Jemi në një grup shumë të fortë, i kemi pasur tri ndeshje jashtë Kosovës. Gjendja e ekipit është e mirë. Berndard Berisha ka pasur pak temperaturë dhe si rrjedhojë sot do të pushojë në stërvitje. Kemi edhe disa futbollistë që do të na bashkohen. Atdhe Nuhiu mbetet në planet tona dhe të tjerë”, ka theksuar Bunjaki. Ndërkaq, kapiteni Ujkani u shpreh se Turqia ka një ekip të mirë. “Turqia është njëra ndër ekipet më të forta në grup. Ajo e dëshiron shumë fitoren sepse ka edhe krizë te rezultateve, por ne duhet të kemi kujdes dhe ta zhvillojmë lojën tonë”, ka thënë Ujkani. Në pyetjen e gazetarëve se përse mungon sulmuesi Albert Bunjaku, përzgjedhësi tha se unë kam dhënë opinionin tim se ai është i lënduar dhe kjo është e tëra. “Kemi një përfaqësuese të re me moshë mesatare 22-23 vjeçe, që kemi filluar të garojmë vetëm që dy muaj, kurse e kemi një grup me rivalë shumë të fortë, prandaj duhet të kemi durim dhe sukseset do të vijnë. Kisha dashur që të kualifikohemi në Botëror, por e kam thënë edhe më herët se kualifikimi në Evropian është objektiv më real”, ka shtuar përzgjedhësi Bunjaki.  Ndeshja Turqi-Kosovë zhvillohet nesër në orën 18:00 sipas kohës sonë.