stervitjakosova111 nëntor, 2016 – Sot pasdite në stadiumin “Antalya Arena” ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme kundër Turqisë, Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e fundit stërvitore e ku ishin të pranishëm edhe një grup i adhuruesve “Dardanët”, të cilët brohoritnin emrin e kryetari Vokrri dhe duam fitore si dhe luani për neve. Ky ishte testi i fundit përgatitor para ndeshjes, ku  janë zhvilluar të gjitha taktikat e mundshme për kundërvënie ekipit të Turqisë. Atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe pritet një ndeshje e fortë me përkrahjen edhe të adhuruesve “Dardanët” si dhe shumë shikues që kanë ardhur sot në numër të konsiderueshëm nga Kosova.
stervitjakosova4 stervitjakosova2 stervitjakosova3