screenshot_20161116-14335116 nëntor, 2016 – Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 14-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kryesuese e renditjes, Trepça’89, ka barazuar me kampionin në fuqi, Feronikelin, pa gola (0:0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ndërkohë, Llapi, ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Dritën, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Florim Bërbatovci, në minutën e 42-të. Drita kishte mundësi për ta barazuar rezultatin në minutën e 88-të, por Gilberto Fortunato nuk shënoi nga penalltia. Pas kësaj fitoreje Llapi ka barazuar pikët me Feronikelin (29) dhe renditet në pozitën e katërt. Fitore para tifozëve të vet ka realizuar edhe Besa, që e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 2:1. Golat për pejanët i shënuan Xhevdet Shabani (37’) e Diar Miftaraj (52’) nga penalltia, derisa golin e vetëm për Drenicën e realizoi Mërgim Rexhaj (41’). Ndërkaq, befasinë e kësaj jave e ka realizuar Ferizaj, që e ka mposhtur Gjilanin në shtëpi, me rezultat 1:0. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Jasemin Selmani, në minutën e 32-të.
screenshot_20161116-143500