img_3779Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, sot ka dekoruar me dekoratën “Nëna Terezë”, veprimtarin e shquar Xhelil Musa që jeton dhe vepron në Gjermani, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në futboll e veçmas për Kombëtaren e Shqipërisë. Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe nënkryetari i FFK-së z. Agim Ademi, i cili duke e përgëzuar z. Musa, ritheksoi edhe një herë kontributin që z. Musa ka dhënë edhe për ekipin përfaqësueses së Kosovës prej fillimit. Të kujtojmë se fanellat e para për ekipin e Kosovës i kishte sjellë z. Xhelil Musa dhe se përkrahja e tij për Kosovën vazhdon edhe më tutje. Në këtë ceremoni morën pjesë veç familjarëve edhe shumë personalitete nga jeta sportive e Kosovës dhe e Shqipërisë, sikur që ishte i pranishëm edhe ndihmëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës z. Muharrem Sahiti.