feniksfutsall24 nëntor, 2016 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniksi, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Grupit A në kuadër të “Elite Round” në UEFA Futsal Cup. Skuadra nga Drenasi u mposht nga skuadra kampione e Lituanisë, Nikars Riga, me rezultat 4:3. Golat për Feniksin i shënuan Caro dy herë dhe Azem Brahimi. Dy ndeshjet e ardhshme Feniksi i luan me skuadrën kazake, Kairat Almaty dhe atë italiane, Real Rieti. Ndeshjet e këtij grupi po zhvillohen në Kazakistan.