001-124 nëntor, 2016 – Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve. Kosova këtë muaj renditet në pozitën e 165-të, që do të thotë se ka rënë në një pozitë më poshtë në krahasim me renditjen e muajit të kaluar.  Në muajin nëntor Kosova e luajti një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, ku u mposht nga Turqia, me rezultat 2:0. Ndërkohë, në renditjen e FIFA-s e kryeson Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.