kupadigitalb127 nëntor, 2016 – Të martën, më 29 nëntor, në orën 14:00, do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e katërt të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Në këtë rreth do të përfshihen vetëm tetë skuadrat që e siguruan kualifikimin në këtë fazë nga tri rrethet e mëparshme. Kjo është bërë me qëllim që të eliminohet mundësia e shkuarjes së vazhdueshme të një skuadre në një rreth tutje pa lojë. Kësisoj në shortin e këtij rrethi do të jenë Flamurtari, Dukagjini, Vllaznia, 2 Korriku, KEK-u, Arbëria, Vëllaznimi dhe Bashkimi (K). Ndeshjet e rrethit të katërt do të zhvillohen më 3 dhe 4 dhjetor në orën 13:00, ndërsa katër skuadrave që do të kualifikohen tutje nga ky rreth do t’iu bashkohen më pas edhe 12 skuadrat e Vala Superligës, për të nisur fazën e 1/8 së finales.