ffk-llogofinKomisioni i Garave i Digitalb Kupës së Kosovës në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 06.12.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të rrethit të 4-t të Digitalb Kupës së Kosovës për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e rrethit të 4-t të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të rrethit te 4-t të Digitalb Kupës së Kosovës Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht në ndeshjen (Bashkimi (K) – 2 Korriku), duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF “2 Korriku” Agron Beqiri” me nr lic 6 dhe nr lic 03789 K.Kuq (motivi-ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Bashkimi (K) – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë me datë 03.12.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.10 dt.06.12.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti