foto-1-188 dhjetor, 2016 – Sot u bë tërheqja e shortit për rrethin e pestë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Të pranishmit i përshëndeti dhe u uroi fat e suksese nënkryetari i FFK-së, z. Agim Ademi, ndërsa kryetari i Komisionit të Garave, z. Ismet Ahmeti sqaroi edhe njëherë dispozitat e garave për Digitalb Kupën e Kosovës.
Në rrethin e pestë takohen:
Flamurtari – Trepça
Besa – Drita
Liria – Bashkimi (Koretinë)
Hajvalia – Trepça ’89
Ferizaj – Gjilani
Vëllaznimi – Prishtina
Feronikeli – Llapi
Drenica – KEK-u
Ndeshjet e rrethit të pestë do të zhvillohen më 19 shkurt 2017.
foto-2-6 foto-3-5