image-0-02-05-f21c6feacf4ea96a3b598185db7a52fbcc9408597b17f5b878e3871d98a1adec-v13 dhjetor, 2016 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018 për Përfaqësueset U-19, që do të mbahet në Finlandë. Kosova fillimisht me short u tërhoq në grup me Serbinë, por ishte e ditur paraprakisht se përballjet e këtyre  dy përfaqësueseve do të shmangeshin dhe për këtë arsye Serbia u zhvendos në grupin 7, derisa Austria u përfshi në grupin e Kosovës. Në Grupin 6 ku bënë pjesë Kosova janë përfshirë edhe Izraeli dhe Lituania. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 3, 6 dhe 9 tetor në Austri.
 
Programi i ndeshjeve të Kosovës
3 tetor, 2017: Kosova – Austria
6 tetor, 2017: Kosova – Izraeli
9 tetor, 2017: Kosova – Lituania