22 dhjetor, 2016 – Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, e ka publikuar sot renditjen e re dhe të fundit për vitin 2016 të përfaqësueseve anëtare. Kosova nuk ka lëvizur nga pozita e muajit parapak dhe kësisoj e mbyll këtë vit në pozitën e 165-të. Përfaqësuesja e Kosovës ka 135 pikë në këtë renditje. Ajo u përfshi për herë të parë në renditjen e FIFA-s në muajin gusht, pak muaj pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Për këtë renditje Kosovës i janë llogaritur ndeshja miqësore kundër Ishujve Faroe (2:0), si dhe katër ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018” kundër Finlandës (1:1), Kroacisë (0:6), Ukrainës (0:3) dhe Turqisë (0:2). Nuk ka pasur ndryshime as në kreun e renditjes, me Argjentinën që do ta mbyllë vitin 2016 në vendin e parë, e ndjekur nga Brazili dhe kampionia e botës, Gjermania.