26 dhjetor, 2016 – Sot në hotel “Emerald” kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, organizoi një koktej me gazetarë për fundvitin 2016. Në këtë takim kryetari Vokrri duke i përshëndetur gazetarët e shumtë i falënderoi mediat për mbështetjen dhe mirëkuptimin që kanë pasur  për FFK-në sidomos në çështje shumë të rëndësishme dhe tha se sukseset e arritura në vitin 2016 ishin edhe një meritë e mediave. Unë besoj – tha tutje Vokrri – që edhe në vitin 2017 do të bashkëpunojmë për të mirën e futbollit të Kosovës. Kryetari Vokrri në fund i ka uruar gazetarët për festat e fundvitit dhe që të kenë një vit të mbarë me shëndet e suksese në punën e tyre.