26 dhjetor, 2016 – Sot u mbajt mbledhja e radhës  dhe e fundit për këtë vit e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar. KE shqyrtoi dhe miratoi Projekt buxhetin për vitin 2017, duke u bazuar në të hyrat dhe nevojat e FFK-së. Po ashtu KE shqyrtoi edhe përgatitjet për shpalljen e Laureatëve për Vitin 2016, duke konstaruar se përgatitjet po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë dhe ceromonia do të mbahet më 13 janar 2017, në orën 20.00 në hotel “Emerald”. KE debatoi edhe për shumë çështje të organizimit në vitin 2017.