26 dhjetor, 2016 – Sot në mbrëmje në fushat e hotelit ‘Tropical’ në Durrës, Përfaqësuesja U-21 e ka mbajtur seancën e parë stërvitore. Atmosfera në radhët e futbollistëve është mjaft e mirë dhe secili prej tyre qysh në stërvitjen e parë është përpjekur të japë maksimumin për të dëshmuar cilësitë që zotërojnë.  Gjatë qëndrimit në Durrës, Përfaqësuesja U-21 nën drejtimin e trajnerëve Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, do t’i kryejnë edhe katër seanca tjera stërvitore. Nesër do të mbahen dy seanca dhe pasnesër dy tjera.