11 janar, 2017 – Njoftohen klubet që afati kalimtar i dimrit për futbollistë do të përfundojë më 31 janar, andaj ftohen që të gjitha lëvizjet e futbollistëve t’i paraqesin me kohë në administratën e FFK-së në mënyrë që të shmanget tollovia në ditët e fundit të afatit kalimtar. Po ashtu njoftohen klubet dhe opinioni i gjerë se tashmë selia e FFK-së ndodhet në objektin e ri, në afërsi të “Termkosit” dhe hotel “Victoria”.