13 janar, 2017 –  Sot, z. Thierry Favre përgjegjës për projekte në UEFA (Head of UEFA HatTrick), ka vizituar FFK-në dhe ka uruar kryetarin Fadil Vokrri për akomodimin në zyrat e reja, duke i dëshiruar suksese në futbollin e Kosovës dhe që viti 2017 të jetë edhe më i frytshëm. Po ashtu z. Favre ka premtuar se ndihma dhe përkrahja e UEFA –s nuk do të mungojë as në të ardhmen. Nga ana e tij kryetari Fadil Vokrri duke i dëshiruar mirëseardhje z. Favre e ka falënderuar për mbështetjen që ai vet dhe UEFA i kanë dhënë FFK-së në të gjitha periudhat. Falë kësaj mbështetje FFK-ja sot është shumë më mirë dhe mund të funksionojë normal dhe të planifikojë realisht objektivat e saj në zhvillimin e futbollit të Kosovës.