19 janar, 2017 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikueset e Kampionatit Botëror të vitit 2019 në konkurrencën e femrave, që do të mbahet në Francë. Shorti i tërhequr e vendosi Kosovën në Grupin 2, me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën. E pranishme në tërheqjen e shortit ka qenë përzgjedhësja e Përfaqësueses së femrave, Afërdita Fazlija. Do të zhvillohen 4 mini-turne, ku dy ekipet e para të secilit grup do të kalojnë në rrethin tjetër, që është faza e grupeve në kualifikime. Turnetë parakualifikues zhvillohen nga 6 deri më 11 prill, në Shqipëri, Lituani, Gjeorgji dhe Ishujt Faroe.
 
Shorti i hedhur sot:
Grupi 1: Kazakistani, Estonia, Gjeorgjia, Letonia
Grupi 2: Greqia, Shqipëria, Malta, Kosova
Grupi 3: Izraeli, Moldavia, Lituania, Andora.
Grupi 4: Turqia, Ishujt Faroe, Mali i Zi, Luksemburgu