23 janar, 2017 – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetarit z. Fadil Vokrri, ku diskutoi për shumë çështje për futbollin e Kosovës. KE diskutoi për funksionalizimin e FFK-së e në këtë drejtim edhe Lidhjet Rajonale të futbollit. Në funksion të kësaj Lidhjet rajonale të futbollit duhet që deri në fund të marsit t’i mbajnë kuvendet zgjedhore. Në këtë mbledhje KE emëroi edhe Komisionin për licencimin e klubeve në këtë përbërje:
1. Naim Havolli
2. Safet Berisha
3. Petrit Kusari
4. Adem Çollakaj
5. Jusuf Tortoshi
KE në kuadër të mbështetjes së klubeve, ka marrë vendim që t’i mbështesë të gjitha klubet e futsallit. Klube e futsallit të Superlgës do të mbështeten me nga 2 mijë euro, ndërsa klubet e Ligës së parë me nga 1.200 euro. Po ashtu u mor vendim që për nder të 17 shkurtit ditës së pavarësisë së Kosovës të organizohet një turne në futboll të vogël në konkurrencën e femrave për grup-moshën U_16 që do t’i paraprijë edhe themelimit të Ligës për këtë grup-moshë.