26 janar, 2017 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e “UEFA European Under-21 Championship 2017-2019”. Kosova në këtë short u përfaqësua nga drejtori për marrëdhënie me jashtë në FFK, Artan Govori . Kosova u përfshi në Grupin 5, me kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania, Izraeli, Norvegjia, Irlanda dhe Azerbajxhani. Cikli i këtyre kualifikimeve fillon më 20 mars të këtij viti dhe përfundon më 16 tetor të vitit 2018. Ndërkohë, “play-off”-i luhet prej 12 deri më 20 nëntor të vitit 2018, derisa finalet e këtij kampionati luhen në verën e vitit 2019 në Itali dhe San Marino. Nëntë fitueset e grupeve do t’i bashkohen direkt Italisë si vend organizator, kurse katër të dytat me bilancin më të mirë përveçse ndaj skuadrës që renditet e fundit në secilin grup do të ndeshen mes tyre në “play-off” për të plotësuar 12 ekipet që do të luajnë në fazën finale.
 
Orari i ndeshjeve të Përfaqësueses U-21
25/03/2017 Irlanda – Kosova
13/06/2017 Norvegjia – Kosova
01/09/2017 Kosova – Norvegjia
05/09/2017 Gjermania – Kosova
09/11//2017 Kosova – Izraeli
14/11/2017 Azerbajxhani – Kosova
22/03/2018 Kosova – Azerbajxhani
27/03/2018 Kosova – Gjermania
07/09/2018 Kosova – Irlanda
16/10/2018 Izraeli – Kosova