28 janar, 2017 – Sonte pas një darke të përbashkët, ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës në futsall u nis për në Qipro (Nikosia), ku do të marrë pjesë në garat parakualifikuese për “Euro 2018”. Atmosfera në ekipin përfaqësues është mjaft e mirë. Sipas përzgjedhësit Ramadan Cimili ekziston në disponim i mirë që premton edhe rezultate të mira. Ndeshjen e parë Përfaqësuesja e Kosovës do ta ketë më 30 janar në orën 15.00 sipas kohës lokale kundër Kombëtares së Norvegjisë.
Në ekspeditën e Kosovës janë: Iljaz Mjaku, anëtar i KE të FFK-së, Rasim Gimolli, Skender Sadiku e Agim Avdyli nga Komisioni për futsall, përzgjedhësi Ramadan Cimili, mjeku Nysret Ymeri, zëdhënësi Fazli Berisha, si dhe futbollistët Alfred Prenqi, Arbnor Krasniqi, Oso Gjinovci, Shkodran Loshaj, Arbër Dobroshi,  Shpend Brahimi, Dardan Topilla, Malush Qerimi, Ramadan Alaj, Nexhip Selimi, Ideal Brovina,  Vahid Krasniqi,  Getart Selimi e Fadil Goli.