E nderuara familje e Kadri Ahmetit!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Kadri Ahmetit, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së njeriut që i dha shumë futbollit të Kosovës.
Ishte i jashtëzakonshëm kontributi i Kadri Ahmetit, në zhvillimin e futbollit të Kosovës dhe ndërtimin e organeve të FFK-së, ku së fundmi ishte anëtar i Kuvendit të FFK-së, ku dha kontribut të çmueshëm.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së