29 janar, 2017 – Ekspedita e Përfaqësueses së  Kosovës në futsall arriti sot në Qipro dhe u vendos në “Hilton Park Nikosia” në qytetin Egkomi.  Pas akomodimit në hotel ekipi përfaqësueses do të ketë seancën e parë stërvitore në orën 17.00 pasdite, ndërsa nesër do të ketë sfidën e parë kundër Kombëtares së Norvegjisë që llogaritet një ekip i fortë dhe favorit i grupit E. Ne do të vazhdojmë t’iu mbajmë të informuar gjatë gjithë qëndrimit të Përfaqësueses së Kosovës në futsall në Qipro.