30 janar, 2017 – Ashtu siç kishin deklaruar dhe premtuar futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futsall se do të ngadhënjejnë në ballafaqim me Norvegjinë, këtë e bën realitet sot në orën 16.00 sipas kohës lokale, ku vërtet triumfuan në ndeshjen e parë parakualifikuese për “Euro 2018” kundër Norvegjisë.
Pjesa e parë e nisi me mbizotërim të plotë të djemve të Kosovës, të cilët luajtën shumë mirë, me aksione të rrjedhshme e mbi të gjitha të kurorëzuar me tri gola. Norvegjezët të parët patën rastin të kalojnë në epërsi nga penalltia kur kapiteni i Kosovës, Vahdi Krasniqi në rrëzim e sipër preku topin me dorë dhe gjyqtari dha penallti dhe e përjashtoi me karton të kuq, të cilën e mbrojti me sukses portieri Alfred Prenqi. Ky dështim i Erik Vallas nga penalltia i motivoi edhe më shumë futbollistët e Kosovës dhe në minutën  e 5-të përmes Fadil Golit kaluan në epërsi 1:0. Në vazhdim një autogol i norvegjezit Niclas e Kosova kaloi në epërsi 2:0, në minutën e 10-të. Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës nuk u ndalën dhe në minutën e 17-të Oso Gjinoci shënoi për3:0. Në fund të pjesës së parë norvegjezët zvogëluan epërsinë në 3:1 me golin e Maazouzi Narib në minutën e 19-të. Njëjtë furishëm dhe me mbizotërim të Kosovës nisi edhe pjesa e dytë. Në minutën e 28-të pasi një aksioni të bukur dhe bashkëveprim fantastik Ramadan Alaj shënoi dhe ngriti  epërsinë në 4:1. Vazhduan plotë sulmet dhe aksionet e futbollistëve të Kosovës kështu në minutën shënoi sërish Fadil Goli për rezultatin përfundimtar 5:1.

Pas ndeshjes deklaruan:

Ramadan Cimili, përzgjedhës
Kjo ishte një fitore plotësisht e merituar. Futbollistët e kanë një karakter të fortë për fitore. Mua personalisht me kanë befasuar me disiplinë dhe lojë të mirë. Kemi edhe dy ndeshje. Sonte do ta ndjekë Qipron për të parë se çfarë niveli kanë.
 
Fadil Goli, shënues i dyfishtë
Ishte një fitore e madhe. Na presin edhe dy  ndeshje, e të shohim edhe se çfarë rezultati do të kenë edhe kundërshtarët tanë. Nëse shënojmë edhe një fitore besoj se do të kualifikohemi që do të ishte historike për Kosovën.
 
Iljaz Mjaku, anëtar i KE të FFK-së
Besoj se jo vetëm ne që jemi këtu por kjo fitore i ka gëzuar gjithë shqiptarët. Ishte një lojë e mrekullueshme dhe më e mira ishte se fituam bindshëm.
 
Rasim Gimolli, kryetar i Komisionit për futsall
Shumë na ka gëzuar kjo fitore dhe unë pas golit të parë nuk i përmbajta dot lotët. Djemtë ishin fantastik e unë shumë kam besim se kështu do të vazhdojnë.
 
Norvegjia-Kosova 1:5  (1:3)
Salla e Sporteve ‘Tassos Papadopulos”
Gjyqtarë:  Silva Aleksandras e Roure Ramirez.
Shënues: Maazouz Arab(19) për Norvegjinë – Fadil Goli (5′ e 40′), Niclas Espegren (10′-ag), Gjinovci (17′) e Alaj (28′) për Kosovën.
Norvegjia: Jorde Sandor Thomas, Kenneth Rakvaag, Magnar Nordtun, Mounir El-Masrouri, Jørgen Vik, Tobias Schjetne, Morten Ravlo, Mathias Dahl Abelsen, Andreas Fossli, Lars Røttingsnes, Kristoffer Sindholt Syvertsen, Martin Svendsen, Christian Leirvik, Jonathan Mathew Barlow, Narib Maazouzi, Christopher Moen,  Milos Vucenovic, Kim Rune Ovesen, Jonas Wiseth.
Trajner: Sergio Gargelli
Kosova: Alfred Prenqi, Arbnor Krasniqi, Oso Gjinovci, Shkodran Loshaj, Arbër Dobroshi,  Shpend Brahimi, Dardan Topilla, Malush Qerimi, Ramadan Alaj, Nexhip Selimi, Ideal Brovina,  Vahid Krasniqi,  Getart Hyseni e Fadil Goli.
Trajner: Ramadan Cimili