31 janar, 2017 – Pasi mposhti në ndeshjen e parë Norvegjinë me rezultat 5:1, sonte Kosova  ngadhënjeu kundër mikpritësit Qipros, me rezultat 3:1, në kuadër të Grupit E në parakualifikimet për Euro 2018, që do të mbahet në Slloveni. Në bazë të rasteve dhe lojës së treguar rezultati ka mundur të jetë edhe më bindës për Kosovën. Ndërkaq që figura kryesore e ndeshjes ishte padyshim portieri Alfred Preçi, i cili sikur me hipnozë i trullosi sulmuesit qipriotë.
Pjesa e parë ishte shumë e baraspeshuar dhe sikur skuadrat i mateshin forcat. Qipriotët erdhën të parët në epërsi përmes Constatinosit në minutën e 9-të, 1:0. Ky gol e ngjalli ekipin e Kosovës, i cili u kundërpërgjigj  në minutën e 14-të, kur pasi një bashkëveprimi të bukur barazoi në 1:1, Nexhip Selimi. Dhe vetëm dy  minuta më vonë Fadil Goli e kaloi Përfaqësuesen e Kosovës në epërsi 2:1 dhe me këtë rezultat u përmbyllë pjesa e parë. Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe nga e para sepse futbollistët e Kosovës treguan më shumë imagjinatë dhe më shumë aksione, ndonëse u shënua vetëm një gol edhe atë në minutën 25-të nga Malush Qerimi. Deri në fund të ndeshjes futbollistët e  Kosovës shpërdoruan shumë rasti shënimi, ndërkaq ata të Qipros assesi të shënonin.
 
Pas ndeshjes deklaruan:
Ramadan Cimili, përzgjedhës
Prej fillimit kur kemi ardhur këtu duke u nisë nga Kosova, ka qenë një atmosferë madhështore dhe triumfuese, ndaj jemi duke prezantuar shtetin  e Kosovës në mënyrë të denjë. Jemi duke luajtur për herë të parë në këtë nivel. Jam shumë i lumtur për këtë dhe i përgëzojë lojtarët për angazhimin e disiplinën dhe ua uroj fitoren me zemër.
 
Alfred Prençi, portier
Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Jam i kënaqur me paraqitjen time, por edhe bashkëlojtarët kanë luajtur mjaft me kujdes dhe mençuri. Qipriotët u munduan ta shfrytëzojnë terrenin si vendas, por ne u treguam më superior.
 
Qipro-Kosova    1:3
Salla e Sporteve: Tassos Papadopulos
Gjyqtarë:  Daniel Deca e Bohbot Moshe.
Shënues: Constatinos (9) për Qip. E Selimi(14), Goli (16) e Qerimi (25) për Kos.
Qipro: Tasos Skampylis, Odysseas Odysseos, Christos Konstantinou, Paraskevas Psilogenis, Chrsitodoulos Christodoulou, Angelos Perikleous, Christos Stylianou, Giannos Ioannou, Varnavas Kontodemetros, Theofanis Chari, Christos Kokkinos, Nikolas Kouppari, Panagiotis Stergiopoulos, Nicholas Tsakanias, Panayiotis Skarparis, Nikos Chadjigeorgiou, Manolis Manoli, Kyriacos Leivadiodis, Savvas Omirou, Kostas Antreou, Costas Kouloumbris, Christos Iaсovou, Giorgos Toumazis.
Trajner: Athos Stylianou
Kosova: Alfred Prenqi, Arbnor Krasniqi, Oso Gjinovci, Shkodran Loshaj, Arbër Dobroshi,  Shpend Brahimi, Dardan Topilla, Malush Qerimi, Ramadan Alaj, Nexhip Selimi, Ideal Brovina,  Vahid Krasniqi,  Getart Hyseni e Fadil Goli.
Trajner: Ramadan Cimili