1 shkurt, 2017 – Ekspedita e gjyqtarëve të futbollit të Kosovës është nisur sot për në Ulqin ku do të mbahen normat fizike dhe teorike si dhe një seminar, ku do të ligjëroi Sokol Jareci, instruktor i FIFA-s, në prag të fillimit të garave të stinorit pranveror. Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, ka bërë me dije se gjyqtarët do të qëndrojnë në Ulqin deri më 5 shkurt.