1 shkurt, 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës në futsall në dy ndeshjet e para shënoi dy fitore, kundër Norvegjisë me rezultat 5:1 dhe kundër Qipros 3:1 dhe është shumë afër kualifikimit për raundin tjetër që i hap rrugën drejt Euro 2018 që do të mbahet në Slloveni. Ndërkaq, në kampin e Përfaqësueses të gjithë janë optimistë për fitore edhe në ndeshjen e tretë kundër Danimarkës, ndeshje kjo që do të zhvillohet nesër në orën 15.00 sipas kohës sonë. Sot ekipet kanë një ditë të lirë, ndërsa në mbrëmje do të kenë një darkë të përbashkët . Përfaqësuesja e Kosovës pasdite do ta ketë një seancë stërvitore, ndërsa për ndeshjen e nesërme flasin disa nga futbollistët.
 

Malush Qerimi , futbollist

 
Ne fituam dy ndeshje dhe presim edhe fitoren e tretë dhe të kualifikohemi për raundin tjetër. Do të angazhohemi sikur në dy ndeshjet e para dhe të arrijmë suksesin e duhur e të arrijmë qëllimin.
 
 
Nexhp Selimi , futbollist
 
Presim fitore. Jemi të motivuar shumë.  Do të angazhohemi maksimalisht sikur edhe në dy ndeshjet e parë dhe do të përpiqemi të arrijmë fitore dhe të tregojmë se dy fitoret e para nuk ishin të rastësishme.
 
 
Arbër Dobroshi, futbollist
 
Unë besojë shumë në fitore dhe të kualifikohemi për raundin tjetër dhe të kthehemi faqe bardhë në Kosovë.
 
 
 
Ideal Brovina, futbollist
 
Unë kam besim shumë të madh te skuadra. Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në grup dhe shpresoj madje në një fitore të thellë dhe të arrijmë objektivat.
 
 
 
Arbnor Krasniqi, portier
 
Kemi arritur dy fitore, janë shtuar gjasat për neve. Besoj shumë se do të arrijmë fitore edhe në ndeshjen e tretë dhe kjo na mundëson kualifikimin që na bën shumë të lumtur.